Gjatë 24 orëve të fundit, 48 aksidente, 1 mijë e 278 gjoba të shqiptuarafotoilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, 48 aksidente, 1 mijë e 278 gjoba të shqiptuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 48 aksidente trafiku, prej tyre 22 aksidente janë me të lënduar, ndërsa 26 aksidente tjera me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.

Po ashtu, sipas policisë, janë gjithsej 1 mijë e 278 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 20 persona, 12 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE