• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Kamenicë

Kastrati e Suliqi diskutojnë për çështjen e ujit të pijshëm në lagjen Çamëria

Redaksia 2LONLINE 26 Gusht, 2020 3 min
 Kastrati e Suliqi diskutojnë për çështjen e ujit të pijshëm në lagjen Çamëria

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat, Ramadan Basha, kanë pritur në takim Drejtorin e Kompanisë Rajonale “Hidromorava”, Muhamed Suliqi, drejtorin e njësisë në Kamenicë, Sherif Thaqi, si dhe Mumin Morina, drejtor teknik në “Hidromoravë”.

Në këtë takim është diskutuar për gjetjen e një zgjidhje për ujë të pijshëm për banorët e lagjes Çamëria, pasi që pas ndërtimit të projektit të ri, këta banorë nuk mund ta përdorin ujin për pije për shkak të kualitetit të tij.

Kryetari Kastrati ka falënderuar për bashkëpunimin drejtorin Suliqi, dhe ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje sa më shpejt për lagjen Çamëria.

“Për problemin e kualitetit të ujit në lagjen “Çamëria”, sot takuam edhe njëherë drejtorin regjional të Hidromoravës Muhamet Suliqi dhe drejtorin e njësisë për Kamenicë Sherif Thaçi. Pas shumë përpjekjeve tona, pastrimit të gypave e analizave të vazhdueshme, problemi vazhdon të jetë i njëjtë. Bashkarisht jemi duke planifikuar një strategji tjetër që për këtë problem të gjejmë zgjidhje afatgjate. Falënderoj drejtorin Suliqi e Thaçi për bashkëpunimin e vazhdueshëm, që qytetarëve tanë t’u bëjmë zgjidhje për ujë të pijes”,ka thënë ai.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat, Ramadan Basha, theksoi se edhe pse është përfunduar sistemi i ri në lagjen Çamëria, banorët nuk mund ta përdorin ujin për pije.

“Ne tani duhet ta krijojmë një skenar të ri për banorët atje. Jemi munduar shumë herë të bëjmë zgjidhje duke pastruar gypat e ujit, duke marr mostrat e ujit por prapë uji nuk është i pijshëm. Sa më parë duhet ta krijojmë skenarin që banorët t’i furnizojmë me ujë të pijshëm”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër drejtori i Kompanisë Rajonale “Hidromorava”, Muhamed Suliqi tha se falë bashkëpunimit të mirë me Komunën e Kamenicës, nuk kanë pasur probleme të mëdha lidhur me çështjen e ujit.

“Ne iu falenderojmë shumë për bashkëpunimin që kemi pasur, dhe do ta vazhdojmë këtë bashkëpunim. Po ashtu edhe ne jemi të interesuar që të gjejmë sa më parë një zgjidhje që të mos mbesin pa ujë të pijës banorët e lagjes Çamëria”, ka thënë ai. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Hidromorava Kamenica kastrati Sulkiqi uji
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të KEDS-it, u bisedua për

19 Gusht, 2022
Sport

Nuhiu: Jemi përgatitur për ta fituar ndeshjen

19 Gusht, 2022
Nacionale

Ceremoni lamtumirese me rastin e përfundimit të detyrës së  atasheut të Mbrojtjes

19 Gusht, 2022
Nacionale

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

“Don Bosko”, vjen me risi, fillon edhe me klasat e para, dyta e treta

19 Gusht, 2022

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

18 Gusht, 2022

SC Gjilani ka përmbyllur bashkëpunimin me futbollistin Blerim Krasniqi, ai do të angazhohet te CS Mioveni rumun

18 Gusht, 2022

Në takim u diskutua rreth sigurisë në komunitet

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com