Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport kanë pritur sot në takim Eleonora Kelmendi, nga projekti “Inter-community Dialogue through inclusive Cultural Heritage Preservation” i cili përkrahet nga Instrumenti per Paqe dhe Stabilitet (IcSP/BE) dhe UNDP-së në Kosovë.
Gjatë këtij takimi në veçanti është biseduar për fazën e dytë të zbatimit të këtij projekti që ndër tjerash me zbatimin e tij synohet të ndërtojë mirëbesimin në mes të komuniteteve në Kosovë, për pranimin dhe respektimin e identiteti kulturor dhe trashëgiminë kulturore te Kosovës.
Me këtë projekt parashihen të arrihen edhe disa objektivave përmes tri komponentëve si: Rehabilimiti i trashëgimisë kulturore dhe fetare per te nxitur dialogun-ndëretnik, angazhimi i komuniteteve në ndërtimin e mirëbesimit nëpërmes trashëgimisë kulturore shpirtërore si dhe ngritja e kapaciteteve institucionale për mbrojtur dhe ruajtur trashëgiminë kulturore.
Përndryshe gjatë këtij takimi u bë me dije se kjo do të bëhet me një bashkëpunim dhe angazhim te ngushtë me komunat, me qendrat rajonale per trashëgimi kulturore, organizatat jo-qeveritare, organizatat e shoqërisë civile, si dhe organet e tjerë përkatëse që janë përgjegjës per fushën e trashëgimisë kulturore.