DYLON

Dardanapress organizon debatin e dytë lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në promovimin dhe mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore

Dardanapress organizon debatin e dytë lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në promovimin dhe mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Kamenicës, OJQ Dardanapress organizon debatin e dytë lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në promovimin dhe mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi, Ruajtja dhe Prezentimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, ka mbajtur debatin e dytë lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në promovimin dhe mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

EkoHigjiena

Organizimi i debatit ka pas për qëllim rritjen e pjesëmarrjes të qytetarëve në promovimin dhe mbrojtjen trashëgimisë kulturore dhe rritjen e bashkëpunim me strukturave komunale duke përfshi Shoqërinë Civile dhe mediat lokale.

Tema tjera të diskutimit gjatë debatit ishin edhe identifikimi i sfidave dhe problemeve më të cilat ballafaqohen qytetarët në promovim dhe mbrojtjen e monumenteve të Trashëgimisë Kulturore, ekspozimin e artefakteve që i posedojnë qytetarët.

Pas diskutimeve nga pjesëmarrës në debat kanë dalë këto rekomandimet dhe konkluzione: Shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore në lokalitetet ku ato gjinden, hapja e një muzeu arkeologjik dhe etnografik në qytet, formimi i një komisioni për identifikim dhe regjistrimin e koleksionistëve, rregullimi i një katalogu me të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore, ndarja e një buxheti të veçantë për blerjen artefakteve, mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore historike, caktimi i një hapësire për grumbullimin e artefakteve, përfshirja e koleksionistëve në aktivitet kulturore që organizohen nga qeverisja komunale.

Në këtë debat kanë marrë pjesë: Përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, qytetarë, koleksionistë të artefakteve, zyrtar komunal për trashëgiminë kulturore, përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe mediat lokale.

Projekti ” Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, është përkrahur  nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.