DYLON

Dardanapress organizon punëtorinë  me temën: ”Zhvillimi i turizmit kulturor nëpërmjet trashëgimisë kulturore”

Dardanapress organizon punëtorinë  me temën: ”Zhvillimi i turizmit kulturor nëpërmjet trashëgimisë kulturore”
Avatar photo Redaksia

Dardanapress organizon punëtorinë  me temën: ”Zhvillimi i turizmit kulturor nëpërmjet trashëgimisë kulturore”..

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, ka mbajtur punëtorinë me temën ”Zhvillimi i turizmit kulturor nëpërmjet trashëgimisë kulturore”.

EkoHigjiena

Qëllimi i organizimit të punëtorisë ishte  ndikimi i turizmit kulturor në zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik të Komunës së Kamenicës.

Tema tjera të diskutimit në punëtori  ishin: Krijimi i një plani strategjik për zhvillimin e turizmit kulturor, Identifikimi i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe verifikimi i gjendjes së tanishme, përfshirja e trashëgimisë kulturore në planet zhvillimore komunale.

Në këtë punëtori   kanë marrë pjesë: Përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, përfaqësues nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, përfaqësues nga Drejtoria e Buxhetit dhe Financave, zyrtar komunal për trashëgiminë kulturore, përfaqësues të institucioneve komunale ,zyrtarja e informimit, përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Projekti “Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, është përkrahur  nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.