DYLON

Në Kamenicë fillojnë punimet në restaurimin e tri objekteve të trashëgimisë kulturore

Në Kamenicë fillojnë punimet në restaurimin e tri objekteve të trashëgimisë kulturore
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në Komunën e Kamenicës, Behar Hyseni, ka njoftuar se kanë filluar punimet për restaurimin e tri objekteve të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore.

Sipas Drejtorit Hyseni objektet në të cilat kanë filluar punimet janë:

EkoHigjiena

• Xhamia e Meshinës. U ndërtua në vitin 1886, ka arkitekture unike, karakteristikë e veçantë e saj është minareja prej druri.

• Shtëpia e Rahim Sadikut. Kjo shtëpi ka vlerë të madhe historike, pasi pikërisht këtu u strehua patrioti i madh, veprimtari i çështjes kombëtare, Mulla Idriz Gjilani.

• Shtëpia e Jusuf Ademit në Leshtar. Kjo shtëpi përpos vjetërsisë së saj (mbi një shekull), ajo është e veçantë edhe në aspektin arkitekturor.

Renovimi i këtyre objekteve po realizohet me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njofton Komuna e kamenicës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.