DYLON

Dardanapress organizon tryezën me temën: “Promovimi, Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore në rritjen e Zhvillimin e Ekonomik Komunal”

Dardanapress organizon tryezën me temën: “Promovimi, Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore në rritjen e Zhvillimin e Ekonomik Komunal”
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, ka mbajtur tryezën me temën “Promovimi, Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore në rritjen e Zhvillimin e Ekonomik Komunal”.

Qëllimi i organizimit të tryezës ishte promovimi dhe ruajtja monumenteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Kamenicës dhe ndikimi në zhvillimin e ekonomik  komunal.

EkoHigjiena

Tema tjera të diskutimit në tryezë ishin: Gjendja momentale e objekteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Kamenicës, Përfshirja e trashëgimisë kulturore në planet zhvillimore komunale, Restaurimi dhe mirëmbajta e monumenteve të trashësisë kulturore.

Pas diskutimeve nga pjesëmarrës në tryezë  kanë dalë këto rekomandimet dhe konkluzione: Rregullimi i infrastrukturës rrugore për monumentet e trashëgimisë kulturore, Krijimi i një data baze me shënimet e trashëgimisë kulturore të komunës së Kamenicës, hartimi i rregullores komunale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, inicimi për hapjen e një muzeu, përgatitja e një buletini për trashëgiminë kulturore historike të Kamenicës, etj.

Në këtë tryezë  kanë marrë pjesë: Përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, përfaqësues nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, zyrtar komunal për trashëgiminë kulturore, përfaqësues të institucioneve komunale ,zyrtarja e informimit, përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Projekti “Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, është përkrahur  nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.