Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se dy persona të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.
Sot me datë 06.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me COVID-19 kanë përfunduar me vdekje, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese. Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë pa vetëdije.
Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femër, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese.
Raporti: Klinika Infektive -QKUK