DYLON

Gjilani me akivitete vetëdijësuese shënon Ditën e Vullnetarizmit

Gjilani me akivitete vetëdijësuese shënon Ditën e Vullnetarizmit
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e Ushtrueses së Detyrës të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Deniza Limani, një grup i vullnetarëve, kanë bërë shpërndarjen e materialit vetëdijesues për qytetarë dhe biznese, për informimin e tyre të përgjithshëm se si mund të mbrohen nga Covid19, por edhe hapat që duhet të ndjekin në raste të kushteve emergjente.

​Deniza Limani, në fjalën e saj ka potencuar se ka qenë një simbolikë të cilën Drejtoria e Kulturës e ka mbështetur me qëllimin më të mirë që qytetarët gjilanas të mbrohen nga Covid19, si hap dhe masë parandaluese në këtë gjendje emergjente.

“Komuna e Gjilanit në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme është duke punuar për parandalim të Covid 19. Vullnetarët e rinj këtë ditë të vullnetarizmit e kanë manifestuar me shërbimin e drejtpërdrejt në shërbimin e përgjithshëm për shëndetin e qytetarëve. Së bashku sot kemi shpërndarë materialin informues për simptomat dhe trajtimin fillestar, pastaj informimin e organeve kompetente përmes numrave kontaktues në rast se ka dyshime për simptoma të coronavirusit, poashtu është bërë edhe shpërndarja e materialit mbrojtës si dorëza, maska e dezinfektues”, ka thënë drejtoresha Limani, në fjalën e saj.

EkoHigjiena

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se me mbështetjen e kryetarit Haziri në këtë fazë kapacitetet e kësaj drejtorie janë vënë në shërbimin e parandalimit përmes masave mbrojtëse e vetëdijësuese për shëndetin e qytetarëve të Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.