DYLON

Komuna e Vitisë në gatishmëri të plotë për menaxhim të situatës nga Pandemia Cov 19

Komuna e Vitisë në gatishmëri të plotë për menaxhim të situatës nga Pandemia Cov 19
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Emergjencë dhe Shpëtim i komunës së Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën është diskutuar për gjendjen aktuale dhe marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së Pandemisë Covin 19.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, që edhe kryeson këtë komitet, ka kërkuar një angazhim të tërësishëm të të gjithë sektorëve, për fillim të fazës së dytë të menaxhimit të situatës.

Nga java e ardhshme parashihet të fillohet sërish me pastrimin-klorifikimin e rrugëve, trotuareve e shesheve, si dhe dezinfektimin e objekteve publike.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti ka kërkuar që të shqyrtohen listat e familjeve në nevojë, në mënyrë që të fillohet me fazën e dytë të shpërndarjes së pakove ushqimore dhe në këtë mënyrë, në koordinim të ngushtë me Këshillat e fshatrave, të listohen familjet që kanë nevojë për gjëra elementare ushqimore.

Po ashtu, në këtë mbledhje, u diskutua edhe për planin e veprimit në tri javët e ardhshme, për çka edhe u apelua tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojn masat nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, që të kufizojn lirinë e lëvizjes dhe të qëndrojn në shtëpi.

Ndërsa sa i përket situatës në fshatin Stubëll, Komiteti për Emergjencë dhe Shpëtim është në kontakt të vazhdueshëm me këshillin e fshatit, por edhe me banorët, ndërkohë që raportohet se gjendja shëndetsore e të infektuarve nga ky fshat, vazhdon të jetë e mirë dhe stabile.

Nga ana tjetër, drejtori i Inspektoratit në Viti Skender Ahmeti, ka theksuar së kjo drejtori ka të angazhuar nga dy inspektor me rotacion, për inspektim të gjendjes në tërë territorin e komunës së Vitisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.