Protesta e opozites në Shqipëri ka filluar në ora 10:00 të mëngjesit dhe protestuesit kanë lëvizur drejt parlamentit në Tiranë.
Disa herë protestuesit tentuan të çajnë kordonin policor por s’u lejuan nga policia, e cila forcoi dhe kordonin policor. Me pas protestuesit u ulen kembekryq para parlamentit dhe pastaj u zhvendosen drejt policise se Tiranes ku flitet se janë disa protestues të ndaluar.
Pjesë e kësaj proteste ishte edhe Sali Berisha, por jo Lulzim Basha. Nderkohe, protestuesit therrasin: “Rama ik” dhe “Lironi vellezerit tane!”
Kurse, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se nuk do te kete kthim pas.
“Burg më të keq se varfëria nuk ka. Prandaj asnjëri nga ne nuk ka se çfarë të humbasë përveç zinxhirëve të varfërisë. Ne e kemi thënë asnjë hap pas dhe më të vërtetë nuk ka asnjë hap pas. Ne do ecim drejt dhe asnjë njeri nuk na ndalon në rrugën tonë. Do vazhdojmë misionin për të rikthyer vlerat që na grabiti Edi Rama. Sot më shumë se kurrë jemi të vendosur për të ecur përpara dhe për të mos u ndaluar. Zoti ju ruajt juve, Zoti i ruajt shqiptarët, Zoti e bekoftë Shqipërisë, Zoti i ndihmoftë shqiptarët kudo që janë. Besoni në Zot sepse vetëm kështu Zoti do na japë mundësin për ta kthyer Shqipërisë aty ku duhet, aty ku e meriton”, ka thënë ajo para protestuesve.
Menjëherë pas mbarimit të fjalës së Kryemadhit, protestuesit u përplasën sërisht me policinë, duke tentuar të hyjnë në Kuvend.