DYLON

KPF ka rekomanduar 15 pika të ndryshme për seancën e radhës

KPF ka rekomanduar 15 pika të ndryshme për seancën e radhës
Avatar photo Redaksia

Seanca e radhës e Kuvendit të Komunës së Gjilanit pritet të jetë ndër më të ngarkuarat e këtij viti, pasi Komiteti për Politikë e Financa, ka rekomanduar sot për miratim 15 pika të ndryshme, duke filluar  nga Raporti i auditimit e deri te shpallja e konkursit për bursat e nxënësve.

Në të vërtetë, mospajtimet pozitë-opozitë kanë vazhduar edhe në këtë mbledhje të KPF, ku këshilltarët e LVV kërkuan futjen në rend dite të propozim-vendimit për miratimin e buxhetit 2025, inkubatorin e biznesit, bartjen

EkoHigjiena

 e mjeteve në shumë prej 2.5 milionë euro si dhe raportin e kryetarit për periudhën janar-qershor 2024, por të gjitha këto u refuzuan nga opozita, e cila e ka shumicën në këtë trupë komunale, sikurse edhe në Kuvend.

Pasi propozimet e tyre nuk morën votat e mjaftueshme për t`u përfshirë në rend dite, përfaqësuesit e LVV e braktisën mbledhjen në shenjë mospajtimi e pakënaqësie.

Përndryshe, KPF i miratoi propozimet e Nazim Gagicës për mbështetjen e grave të prekura nga kanceri si dhe atë të Ismajl Kurteshit për ndarjen e bursave për nxënës.

Fillimisht, përfaqësuesit e LVV në KPF kishin vërejtje te thirrja e mbledhjes brenda nje dite, duke mos iu dhënë mundësi të shfletojnë as materialet dhe si kusht për të vazhduar bashk࡙ëpunimin,

 paraprakisht kërkuan një dakordancë me opozitën për normalizimin e punës në Kuvend, i cili ka hyrë në krizë prej qershorit e këndej.

Kryesuesi Kushtrim Kadriu tha se KPF është thirrur në afat kaq të shkurtër për shkak se Kuvendi edhe ashtu ka vonesa në mbajtjen e mbledhjeve të planifikuara për këtë vit dhe ka çështje me rëndësi për miratim, për të cilat duhet të zihet afati.

Përndryshe, KPF rekomandoi për Kuvend këto pika: Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2023 (Plani i veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të Zyres Kombëtare të Auditimit),

 Vlerësimi i rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për Komunën e Gjilanit, Raporti i punës i Ndërmarrjeve Publike Lokale “Stacioni i Autobusve”, “Tregu” dhe “Ecohigjiena”, Kërkesa nga Qendra për Hulumtim

 dhe Monitorim-Preshevë, Kërkesa për mbështetje financiare të OJQ “LIZA-R”, Raporti financiar 9 mujor janar-shtator 2024, Miratimi i akteve të përgjithshme sipas nevojës, Shqyrtimi i propozim vendimeve dhe kërkesave nga ekzekutivi i Komunës, Miratimi i statutit

 të ansamblit, Raporti i komisionit për emrin e rrugëve, Ndryshimi dhe plotësimi i vendimit nr. 016-20437 të datës 23.02.2023 për formimin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave për territorin e Komunës së Gjilanit (propozim i shoqatës “Ali Hadri”), Zëvendësimi i Agim Hotjanit nga Komisioni për njohjen e Meritave Historike, Raporti i komisionit për zgjedhën e këshillave lokale.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.