DYLON

Kryetari Hyseni thirrje opozitës t’i lënë anash inatet personale dhe ta votojnë bartjen e mjeteve

Kryetari Hyseni thirrje opozitës t’i lënë anash inatet personale dhe ta votojnë bartjen e mjeteve
Avatar photo Redaksia

”Disa projekte dhe subvencione, nuk po munden të realizohen. Kjo po ndodh si shkak i mos miratimit të bartjes së mjeteve nga viti paraprak nga ana e kuvendit. Mos aprovimi i tyre nga shumica e këshilltarëve po i dëmton qytetarët”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai ka treguar vetëm disa nga projektet dhe subvencionet që opozita po i pengon të realizohen duke mos votuar bartjen e mjeteve nga viti 2023.

EkoHigjiena

“Duke tentuar të më kundërshtojnë mua, ata në fakt po i dëmtojnë vetëm qytetarët”, tha Hyseni.

I pari i komunës, tregoi se këto projekte janë planifikuar dhe janë në shërbim të së mirës së të gjithë gjilanasve.

Kryetari Alban Hyseni, i bënë thirrje opozitës që të lënë anash inatet personale dhe ta votojnë bartjen.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.