DYLON

Drejtori për Projekte për Ballkan, Evropë dhe Amerikë, Muhamad Al Najad nga Kuvajti, viziton Kamenicën

Drejtori për Projekte për Ballkan, Evropë dhe Amerikë, Muhamad Al Najad nga Kuvajti, viziton Kamenicën
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me u.d Drejtoreshën e Arsimit Mirhane Morina kanë pritur në takim Drejtorin për Projekte për Ballkan, Evropë dhe Amerikë Muhamad Al Najad nga Kuvajti dhe përfaqësuesit e Organizatës humanitare “Qëndresa Kosovare”.

Gjatë këtij takimi diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellt si dhe mundësitë e tjera të bashkëpunimit për çështje të ndryshme. Më pas, ata vizituan konviktin e nxënësve “Gjon Sereqi”, në Kamenicë.

Kryetari Kastrati tha se ata poashtu diskutuan edhe për disa projekte të ndryshme me rëndësi për qytetarët.

EkoHigjiena

“Diskutuam për disa projekte me rëndësi, që do ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të Kamenicës. Bashkë me z.Al Najad vizituam konviktin e nxënësve dhe po shikojmë mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes nesh”, potencoi Kastrati.

Kryetari Kastrati poashtu falënderoi drejtorin e organizatës “Qëndresa Kosovare” Islam Cakaj, menaxherin Samir Salihun si dhe pronarin e kompanisë “Leeyla Construction” Egzon Sylejmani për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.