DYLON

Ja si i përgjigjet LDK-ja thirrjes së kryetarit të komunës për ta votuar bartjen e mjeteve

Ja si i përgjigjet LDK-ja thirrjes së kryetarit të komunës për ta votuar bartjen e mjeteve
Avatar photo Redaksia

Ditë më parë, kreu i komunës së Gjilanit i ka bërë thirrje opozitës (LDK dhe PDK), që ti lënë anash inatet personale e ta votojnë bartjen e buxhetit, sepse, siç është shprehur ai, po pengohen projektet dhe subvencionet në të mirë të qytetarëve.

Ndaj kësaj ka ardhur edhe reagimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dega në Gjilan përmes një komunikate.

EkoHigjiena

“Pasi dështoi në mënyrë spektakolare në çdo aspekt, sepse prioriteti i parë dhe i vetëm ishte rehatimi i kunatave, balldëskave e baxhanakëve, tash pas tri viteve Hysenit të VV-së i paska ra ndërmend që duhet të merret me buxhetin, duke u viktimizuar e me tentim të mjerë për t’ia hedhur fajin opozitës. 

Qytetarëve të Gjilanit ua rikujtojmë se si pasojë e keqqevisjes e avarive të mëdha në buxhet, Gjilani është penalizuar tash e tri vite në grantin e performancës, duke mos e fituar as edhe një projekt të vetëm”. 

Komunikata e plotë:

Pas rehatimit të kunatave, balldëskave e baxhanakëve, Hysenit të VV-së i paska ra ndërmend që duhet të merret me buxhetin

I pari i ekzekutivit në Gjilan tash e tri vite ka shpërfaqur politikë përçarëse në stilin e mizevirit, fillimisht në partinë e tij e më pas tek ish-partneri i koalicionit.

Pasi dështoi në mënyrë spektakolare në çdo aspekt, sepse prioriteti i parë dhe i vetëm ishte rehatimi i kunatave, balldëskave e baxhanakëve, tash pas tri viteve Hysenit të VV-së i paska  ra ndërmend që duhet të merret me buxhetin, duke u viktimizuar e me tentim të mjerë për t’ia hedhur fajin opozitës. 

Qytetarëve të Gjilanit ua rikujtojmë se si pasojë e keqqevisjes e avarive të mëdha në buxhet, Gjilani është penalizuar tash e tri vite në grantin e performancës, duke mos e fituar as edhe një projekt të vetëm. 

Për dy vite radhazi, Hyseni i VV-së me bedelet e nivelit qendror, Gjilanin e stërkeqën në atë shkallë se auditori gjeneral i dha opinion me një buxhet të kualifikuar me 19 probleme e avari të jashtëzakonshme buxhetore, me projekte të reviduara njëanshëm e kundërligjshëm, ndërsa më 1 tetor kjo administratë fillon me tri projektet, që deri para tri viteve u referoheshin si ‘Projektet e Lutës”.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë kritike ndaj avarive të këtij pushtetit dhe nuk do të kemi asnjë kompromis ndaj avarive të papara të kësaj administrate, që Gjilanin e bëri me imazh përtoke. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.