Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Dushica-Bajrami, përmes një postimi në profilin e saj në facebook e ka quajtur kryeminsitirn Isa Mustafa, të dështuar pasiu që nga ardhja e tij në krye të qeverisë, është kryeministri më i dështuar që nga paslufta, sepse vazhdimisht e kanë përcjellë dështimet.
Ja postimi i saj i plotë:
Sa e sa herë keni dashur t’i mashtroni qytetarët se marrëveshja e demarkacionit është në të mirën e vendit tonë, por, fatmirësisht KAUZA jonë e cila është KAUZË edhe e qytetarëve të cilët e kanë kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi qëndron, dhe ju që nga ardhja e juaj në krye të qeverisë jeni kryeministri më i dështuar që nga pas lufta, sepse vazhdimisht ju kanë përcjellur dështimet.
Kjo për faktin se, ju arritët koalicion me PDK-në në kundështim me vullnetin e votuese të LDK-së, ju gënjyet popullin se do të qeverisni ndryshe, se do të punësonit mbi 120 mijë qytetarë, ju mashtruat duke bërë fushat se nuk do t’i atakonit institucionet e pavaruara, ju u bëtë edhe më të dëmshëm se PDK-ja, edhe ju e bëtë pjesë e kapjes së çdo segmenti të shtetit e për këtë gjë ju jeni deklaruar publikisht me 4 qershor të vitit 2014 duke premtuar diçka tjetër e duke vepruar krejt diçka tjetër, e thënë të drejtën ju bile ai keni kaluar edhe PDK-së sa i përket kësaj e edhe shumë veprimeve e vendimeve tjeta që ju keni marr në dëmë të shtetit dhe në dëmë të qytetarëve.
Falë bashkimit tuaj me PDK-në dhe LS nga Kosova u larguan mbi 100 mij qytetarë, falë bashkimit tuaj sot Kosova e ka një Gjykatë një etnike që do t’i gjykojë vetëm ata që luftuan për të na e sjellë lirim të cilin edhe ti sot e gëzon.
Falë bashkimit tuaj Serbia arriti të forcoj ndikimin e saj brenda shtetit tonë kjo pra falë juve.
Por, edhe një herë po duhet me iu rikujtu juve se marrëveshja për demarkacionin ashtu siç ju po doni ta ratifikoni nuk do të kaloj, asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të behët ashtu siç ti ke dashur por do të bëhet mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim që dëshmoi se e kemi shkeluar aktin më të lartë të shtetit në 23 nene dhe nga keq qeverisja juaj sot Kosova mbetet i vetmi vend pa liberalizim të vizave edhe një premtim i juaji i parealizuar, ju dështuat në të gjithë dikasteret por jo edhe në ato borde e agjensione të “pavaruara” aty keni ditur shumë mirë të punoni e t’i uzurponi me bashkpartiak.
Thënë ndryshe koha e juaj po ikën dhe ditë të mira do të vinë për Kosovën dhe qytetarët e saj, por pa juve në qeverisje.