DYLON

Ilir Meta vizitoi Preshevën dhe Bujanocin në vitin 2010, cila ishte porosia e shtetit Shqiptar?

Ilir Meta vizitoi Preshevën dhe Bujanocin në vitin 2010, cila ishte porosia e shtetit Shqiptar?
Avatar photo Redaksia

Presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta ka viztuar Preshevën dhe Bujanocin në mars të vitit 2010 në cilësinë e zëvendës/kryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme, shkruan Titulli.com.

Vizita e Metës ishte e para e bërë në Luginën së Preshevës i cili patë deklaruar se në të ardhmen bashkëpunimi mes shtetit shqiptar dhe përfaqësuesve politik të Luginës do të jetë edhe më i madh.

Ai ishte zyrtari i parë që erdhe në Luginë të Preshevës dhe bisedoi me përfaqësues politik dhe qytetarë për problemet e shqiptarëve në këtë rajon.

EkoHigjiena

“Ne jemi dakorduar gjatë diskutimeve që Lugina e Preshevë të jetë një burim stabiliteti për gjithë rajonin e në radhë të parë për banorët e saj, burim prosperiteti dhe një model bashkëjetese”, ishte shprehur Ilir Meta në Preshevë.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.