Kërkesa e opozitës është që udhëheqësi i fazës finale të bisedimeve Kosovë-Serbi të legjitimohet në Kuvendin e Kosovës, e përfaqësuesi i PDK-së në debat (TV Dukagjin), Ilmi Reçica tha se kjo kërkesë është normale, dhe pse jo edhe z.Thaçi të jetë pjesë e legjitimimit në Kuvendin e Kosovës.
Shkruan: Fikri Mehmeti
Po ashtu ndërtimi i platformës bashkërisht, vijat e kuqe, konsultimet me aleatët ndërkombëtarë, monitorimi dhe llogaridhënia,forma e asociacionit dhe mos lejimi i një qeverie të 3-të brenda Kosovës, ishin pikat të cilat i bashkuan pozitën dhe opozitën, gjë që jep shpresa të mëdha për krijimin e grupit të unitetit, i cili nuk do të kishte problem ekzekutimin e vendimeve në Kuvendin e Kosovës, të dalura nga marrëveshja finale.
Tani po që kanë filluar të e kuptojnë rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit të mirëfillt në këtë proces. Mjaftë kemi humbur nga këto negociata, është koha të fitojm diçka, historike, njohjen e pavarësisë nga Serbia.
Nëse dikush po mendon se nuk po i ngutet kosovës të e përmbylle këtë fazë, por po i duhet Sërbisë për rrugëtimin e saj drejtë BE-së, e ka gabim. Nëse ne si shtet e bojkotojm procesin, ose nuk marrim pjesë në bisedime, dhe i themi BE-së, dhe Sërbisë uluni e bisedoni vetë, Vuçiç do ti thotë BE-së se unë kapitullin e 34 e kam plotësuar ngase kam shkuar në takim por pala kosovare nuk ka ardhur, unë askënd nuk mund të e detyrojë të bisedoje me ne, prandaj shkruaje në raport se Serbia e ka përmbushur kushtin – dhe kjo do të pranohet nga BE, e humbësi këtu do të jetë Kosova, jo Serbia.
Poashtu ngrirja e bisedimeve i përshtatet më së shumëti Sërbisë. Analistët politik në Sërbi çdo ditë i thonë Vuçiçit të i ngrije bisedimet me Kosovën për disa vite, sepse shteti mik Rusia, vëllau i madh i Sërbisë, çdo ditë e më shumë është duke u forcuar, e kështu me një Rusi edhe më të fortë Sërbia mund të fitoje diçka më shumë nga Kosova, se që mund të fitoje sot. E kjo është e vërtetë, ngase ndryshimet e forcave politike në BE, dhe Sh.B.A, dhe forcimin e Rusisë nga ana tjetër, padyshim që sjellin rezultate tjera.
Përderisa Vuçiç ka gatishmëri të e përmbylle këtë fazë, poashtu duke u munduar të e binde popullin e tij se duhet pranuar edhe kompromisin, të mendosh se kosovës nuk po i ngutet është e pa menduar mirë.
(Politolog)