Organizata Jo-qeveritare DardanaPress, në kuadër të projektit “Aktivizimi qytetar përmes ndërgjegjësimit për proceset vendimmarrëse në Komunën e Kamenicës” i cili realizohet në kuadër të projektit “GRAS – Grass Roots Action Support” i implementuar nga IKS, Lens dhe FES dhe financuar nga Bashkimi Evropian i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka mbajtur tryezën e rrumbullakët mbi pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje.
Qëllimi i organizimit të tryezës së rrumbullakët është avancimi dhe riafirmimi i vazhdueshëm të pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes, në zhvillimin e një shoqërie demokratike, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së të rinjve dhe të statusit të tyre shoqëror.
Arianit Ibrahimi, drejtori për Kulturë Rini dhe Sport është shprehur se sa i përket pjesëmarrjen e të rinjve ne vendimmarrje Komuna e Kamenicës prinë në nivel vendi duke marrë parasysh moshën e re qe qeverisin me komunën e Kamenicës duke i përfshi edhe drejtoritë komunale. Drejtori Arianit Ibrahimi nder te tjera tha se nuk po mungojnë investimet ne infrastrukturë e cila do të i shërbejë te rinjve për ti zhvilluar aktivitetet e tyre si psh: 430 mijë euro në shtëpinë e kulturës,75 mije euro në ndërtimin e Qendrës Rinore,hapjen e këndeve të leximit-bibloteka në qytet,riaktivizimin e kinemasë,adaptimin e muzeut,rregullimin e amfiteatrit, etj.
Ndërsa kryetarja e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal ,Lidiona Maroca ka folur mbi përgjegjësitë dhe punët e KVRL-së,se shpejti pritet të bëhet rrjetëzimi i organizatave që merren me rini, si dhe formimi i nëndegëve të KVRL-ve,nëpër zonat rurale të komunës së Kamenicës, përfaqësuesit e KVRL-së, së bashku me vullnetaret deri me tani kanë organizuar shumë kampanja vedisuese, vetëm në 6 mujorin e dytë te vitit 2018 anëtarët e KVRL-së, kanë organizuar mbi 80 aktivitete pa pasur asnjë ndihmë financiare nga asnjë nivel,të gjitha aktivitetet janë kryer ne baza vullnetare, ka thënë Maroca.
Ne këtë tryezë kanë marre pjesë:Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport,Drejtoria e Financave,përfaqësues të KVRL-së,nxënës te shkollave te mesme, përfaqësues të organizatave te shoqërisë civile, si dhe mediet lokale.