DYLON

Debatohet me temë: Rritja e bashkëpunimit të institucioneve me komunitetit kulturor në fushën e trashëgimisë kulturore

Debatohet me temë: Rritja e bashkëpunimit të institucioneve me komunitetit kulturor në fushën e trashëgimisë kulturore
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, ka mbajtur debatin e parë me temën : Rritja e bashkëpunimit  në mes të institucioneve publike me  komunitetit kulturor në fushën e trashëgimisë kulturore.

Qëllimi i organizimit të debatit me strukturat komunale ,Shoqërinë Civile ishte Rritja e bashkëpunimit  në mes të institucioneve publike me  komunitetit kulturor në fushën e trashëgimisë kulturore dhe Roli i Shoqërisë Civile dhe medieve për provimin e Trashëgimisë Kulturore.

EkoHigjiena

Pas diskutimeve nga pjesëmarrës në debat kanë dalë këto rekomandimet dhe konkluzione: Ndarja e një fondi të veçantë për mbledhjen e artefakteve, restaurimi dhe mirëmbajta e monumenteve të trashësisë kulturore, përmirësimi i infrastrukturës rrugore, shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore me harta për historikun e monumentit, shndërrimi i disa objekteve të trashëgimisë në bujtina, shenjëzimi i shtigjeve dhe emërimi i tyre,etj.

Në këtë debat kanë marrë pjesë: Nënkryetarja e Komunës për Komunitete, përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, përfaqësues nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, zyrtar komunal për trashëgiminë kulturore, përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Projekti“ Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, është përkrahur  nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.