DYLON

Dardanapress mbanë debatin: “Parandalimi i dhunës dhe dukurive negative nëpër shkollat e  Komunës së Kamenicës”

Dardanapress mbanë debatin: “Parandalimi i dhunës dhe dukurive negative nëpër shkollat e  Komunës së Kamenicës”
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-Qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ta ndalojmë dhunën dhe dukuritë negative nëpër shkolla”, ka mbajtur debatin lidhur me “Parandalimi i dhunës dhe dukurive negative nëpër shkollat e  Komunës së Kamenicës”

Qëllimi i organizimit të debatit ishte diskutimi dhe pasqyrimi i  formave të dhunës qoftë dhuna fizike, psikologjike, ekonomike, familjare apo dhuna përmes rrjeteve sociale , duke mos i anash kaluar edhe dukuritë negative përdorimi i duhanit, alkoolit, drogave dhe armëve nëpër shkolla si dhe parandalimi i dhunës, roli i Mekanizmave  Koordinuese kundër dhunës.

EkoHigjiena

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh mendimet e tyre se si duhet bërë parandalimi i dukurive negative duke dhënë kontribut në nxjerrjen e rekomandimeve  dhe konkluzioneve të cilat organizata Dardanapress do ti adresojë te institucionet Komunale.

Në këtë debat kanë marr pjesë: Drejtori i Arsimit Afrim Dërvishi, Drejtoret e shkollave, Pedagog, Koordinatorja e Njësisë për të Drejtat e Njeriut Nazmije Demolli Kastrati , Zyrtarja për Barazi Gjinore Kosovare Maroca si dhe stafi i Dardanapress-it.

Projekti “Ta ndalojmë dhunën dhe dukuritë negative nëpër shkolla” është financuar  nga Komuna e Kamenicës, Drejtoria për Kulturë Rinis dhe Sport. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.