• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Gjilani nis shpërndarjen e shtatë tonelatave me rroba për njerëzit në nevojë

Redaksia 2LONLINE 23 Maj, 2019 2 min
 Gjilani nis shpërndarjen e shtatë tonelatave me rroba për njerëzit në nevojë

Në Komunën e Gjilanit sot ka nisur shpërndarja e më shumë se shtatë tonelatave me rroba për njerëzit në nevojë, të cilat janë donacion i nga “Jaha Group” dhe “Prime Home Solutions”, projekt ky që implementohet nga OJQ Achillea, me mbështetjen edhe të Merita Sllovinja – Dragusha (DJ Meri) dhe grupin e grave shqiptare nga Suedia.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës në këtë qendër, tha se është një gjest shumë i mirë i kësaj organizate, i donatorit dhe Meritës e cila ka ardhur nga Suedia për të kontribuar për familjet skamnore.

“7 tonelata rroba janë jashtëzakonisht shumë. Ne kemi 1100 familje në kartelën sociale që kanë nevojë për mbështetje të përditshme. Apeloj që familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale të jenë përfitues dhe i ftoj që të vijnë këtu dhe të bëjnë zgjedhjen e rrobave, të cilat janë të reja dhe të papërdorura, port ë nxjerra nga shitja me destinimin human. Pres shumë që gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, ky gjest të replikohet edhe në forma, sasi dhe mundësi të tjera me qëllim të mbështetjes së rasteve në nevojë”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Kurse, Shkëlzim Ramadani, drejtor i OJQ Archillea, tha se ky është një donacion shumë i mirë dhe në shërbim të krijimit të kushteve më të mira për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, nga gjithë Kosova dhe urojmë që raste të solidaritetit të kemi sa më shpesh të jetë e mundur.

Ndërkaq, Merita Sllovinja – Dragusha (DJ Meri), potencoi se angazhimi i përbashkët për dhurimin e rrobave është një qëllim human për t’u ndihmuar qytetarëve të cilët shihet se kanë shumë nevojë dhe raste të tilla duhet të kemi sa më shumë në shërbim të familjeve dhe personave që nuk i kanë kushtet e mira.

Lokacioni ku të interesuarit mund të marrin rrobat gjendet tek shetitorja, përkatësisht te “Jaha Group”.

Etiketa:aktuale Gjilani rroba
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Më 13 gusht bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli në varrezat e

11 Gusht, 2022
Nacionale

Qeveria: Fillon mbështetja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara

11 Gusht, 2022
Gjilan

Maliqi: Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar rekomandon shkarkimin e Aid Berishës nga drejtimi

11 Gusht, 2022
Shneta

Shërbimi i Radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë është plotësisht funksional

11 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Më 13 gusht bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli në varrezat e dëshmorëve në Gjilan

11 Gusht, 2022

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hodonoc dhe Roganë

11 Gusht, 2022

Arrestohet e dyshuara për vrasje në tentativë

11 Gusht, 2022

Bëhen homazhe pranë lapidarit të dëshmorit Rafet Isufi

10 Gusht, 2022

Komuna e Gjilanit do të mbajë 17 dëgjime publike me qytetarë për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2023

10 Gusht, 2022

Nënkryetarja Morina Bunjaku pret në takim veteranet e arsimit, i falënderon për kontributin e dhënë në edukimin e shumë gjeneratave

10 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com