Një tërmet prej 8.0 shkallësh të Rihterit e ka goditur pjesën veriore të Perusë në orët e hershme të mëngjesit të së dielës.
Lajmin e bëri të ditur Instituti Amerikan për Gjeologji. Dridhja e kishte burimin rreth 110 kilometra në thellësi të tokës dhe është ndier qindra kilometra larg, përfshirë kryeqytetin Lima.
Deri tash nuk ka pasur raportime për viktima ose dëme të mëdha materiale. Termetet që e kanë burimin në thellësi mesatare zakonisht shkaktojnë më pak dëme mbi sipërfaqen e tokës sesa tërmetet me bazë më të cekët. Peruja shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë”, ku ka më së shumti tërmete në planet.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 75 kilometra në juglindje të Lagunas dhe 180 kilometra në lindje të Moyobambas.