DYLON

Hakerët sulmojnë sistemet e qytetit amerikan

Hakerët sulmojnë sistemet e qytetit amerikan
Avatar photo Elife Sherifi

Hakerat kanë sulmuar qytetin e Baltimore duke përdorur një pajisje të vjedhur nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, e cila ju ka shërbyer për të kryer krime kibernetike.

Pajisja e quajtur EternalBlue, ka ndërhyrë në llogaritë e banorëve në shitjet e pasurive të paluajtshme, faturat e ujit, shërbimet shëndetësore dhe shërbimet e tjera të qytetit.

Mjeti gjithashtu është përdorur në sulme të tjera kibernetike, përfshirë WannaCry në maj 2017, si dhe sulmet e NotPetya të qershorit 2017 ndaj bankave ukrainase dhe sistemeve zyrtare.

EkoHigjiena

Sulmi fillestar përmbante një mesazh në gjuhën angleze duke ju kërkuar qytetarëve rreth 100,000 dollarë në Bitcoin për të mos kryer veprime të mëtejshme.

Tashmë, ligjvënësit dhe zyrtarët e Baltimor kanë kërkuar një informim nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.