Bebe Rexha vjen në Shqipëri, premton ndërtimin e dy shtëpive

Bebe Rexha vjen në Shqipëri, premton ndërtimin e dy shtëpive

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Bleta Rexha, e njohur ndërkombëtarisht si Bebe Rexha, sot ka arritur në Shqipëri, ku do të shohë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga tërmetet.

Ajo gjithashtu ka dhuruar 10.000 dollarë, si dhe ka krijuar një fondacion për të ndihmuar të prekurve nga kjo fatkeqësi natyrore.

Kjo nuk do të jetë e gjitha, ajo është deklaruar se do të ndërtojë dy shtëpi.

“Dua të sjell ndërgjegjësim ndërkombëtar për çfarë po ndodh në Shqipëri. Jam shumë mirënjohëse ndaj atyre që kanë shpëtuar jetën e shqiptarëve në rrënoja.Nuk ka rëndësi sa famë kam arritur, nuk do ta harroj asnjëherë nga vij, do kem gjak shqiptari dhe do jem aty për Shqipërinë. Është koha të bëhemi bashkë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri. E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh. Do filloj ndërtimin e dy shtëpive. Dua të siguroj që jam përfshirë. Dua të përfshihem edhe në ndërtimin e shkollave. Është e rëndësishme për brezat e rinj. Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë”, ka thene Rexha para mediave shqiptare.

Madje së fundmi nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, ka bërë të ditur se shtëpia e parë që do të ndërtohet do të jetë e një personi me emrin Musa, shtëpia e të cilit është shkatërruar nga tërmeti.

KOMENTE