Talenti kosovar vetëm 17 vjeçar, Lorent Glloboderi, ka impresionuar gjigantin gjerman Bayern Munchen dhe si rezultat ka nënshkruar kontratë më gjigantin gjerman Bayern Munchen.
Glloboderi i cili është nga fshati Llugë i Podujevës ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me skuadrën gjermane. Ai tashmë është pjesë e akademisë së klubit bavarez dhe ka arritur marrëveshje për pesë vjet.
Llapjani ka stërvitur edhe me klube kosovare përpara se të emigrojë në Gjermani, ku edhe tani ka shënuar sukseset e para në futboll.