Gjumi djeg kaloritë e tepërta, ja si

Gjumi djeg kaloritë e tepërta, ja si

Kur jeni në gjumë, trupi juaj është duke punuar në mënyrë aktive në riparimin dhe rritjen e qelizave dhe truri juaj është duke përpunuar informacionin e marrë gjatë ditës. Të gjitha këto bëjnë që të digjni një numër të konsiderueshëm kalorish.

Ndërkohë që mbyllni sytë natën, trupi juaj është ende shumë aktiv, edhe nëse nuk jeni në dijeni të tij. Kur jeni në gjumë, trupi juaj shpejt përshpejton riparimin e qelizave dhe rritjen e qelizave ndërsa truri juaj përpunon informacionin e padobishëm që keni grumbulluar gjatë gjithë ditës për më pas ta “hedhur poshtë atë”.

Sa kalori djegim gjatë gjumit? Kjo varet nga pesha e trupit tuaj, sasia e kohës që ju jeni në gjumë dhe temperatura e trupit tuaj, thotë Cathy Posey, një blogere dhe trajnere ushqimi nga “happyhouseful.com.”

Ajo ofron një mënyrë të thjeshtë për të treguar sa kalori keni djegur gjatë gjumit tuaj: “Mesatarisht, njerëzit djegin rreth 42 kalori në orë për kile teksa flenë”, thotë ajo.

Pra, shumëzoni peshën tuaj me 42, pastaj numrin që del shumëzojeni me orët që keni fjetur. Vetëm mos prisni që gjumi të zëvendësojë aktivitetin fizik. Disa mënyra të tjera për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit është që të vishni pizhame të plota dhe të trasha.

Pijet e ftohtë gjithashtu ndihmojnë në nxitjen e metabolizmit. Një kuriozitet tjetër që do t’ju interesojë është se digjni më shumë kalori ndërsa flini se sa kur shikoni televizor shtrirë.

KOMENTE