DYLON

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës priti në takim delegacionin e mjekësisë ushtarake nga Gjermania

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës priti në takim delegacionin e mjekësisë ushtarake nga Gjermania
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim delegacionin e mjekësisë ushtarake nga Republika Federale e Gjermanisë dhe i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për Regjimentin e Mjekësisë së FSK-së.

Diskutimi u fokusua në bashkëpunimin e thellë në mes të dy forcave dhe në të njëjtën kohë u zotuan për vazhdimin e këtij bashkëpunimi duke realizuar planet për ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Në fund, KOMFSK shprehu mirënjohje të veçantë për delegacionin dhe theksoi se mbështetja e cila ofrohet nga pala gjermane luan një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe profesionalizimin e personelit ushtarak të FSK-së në fushën e mjekësisë ushtarake.

Delegacioni gjerman ka vizituar gjithashtu edhe Regjimentin e Mjekësisë së FSK-se duke u bazuar në planin e përbashkët bilateral dhe të bashkëpunimit të ngushtë midis dy ushtrive. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë rritja dhe zhvillimi i bashkëpunimit në fushën e mjekësisë, specifikisht mjekësisë ushtarake duke përfshirë zhvillimin e mjekësisë fushore, higjienën dhe sanitetin fushor (mjekësia preventive) dhe shqyrtimin e zhvillimit të trajnimeve të përbashkëta mes dy ushtrive. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.