DYLON

Kryetari Haliti priti në takim mysafir nga Gjermania, që do të marrin pjesë në Festivalin “Flakadani i Karadakut”

Kryetari Haliti priti në takim mysafir nga Gjermania, që do të marrin pjesë në Festivalin “Flakadani i Karadakut”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësues nga komuna e Kirchhainit të Gjermanisë, komunë kjo e cila është binjakëzuar me Vitinë.

Këtij delegacioni nga Gjermania, i ka prirë Prof. Rainer Waldhardt dhe atë me grupin e këndimit të Kleinseelheimit të cilët pritet të marrin pjesë në Festivalin “ Flakadani i Karadakut” si mysafirë special.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti ju dëshiroi atyre mirëseardhje duke potencuar edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunim të dy komunave.

Përndryshe pjesë e këtij takimi ishin edhe Prof. Arben Mehmeti si dhe studenti vitias, Taulant Shabani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.