DYLON

Ilmi Mustafa: Gjithmonë krenar me Policinë e Kosovës

Ilmi Mustafa: Gjithmonë krenar me Policinë e Kosovës
Avatar photo Redaksia

“Gjithmonë krenar me Policinë e Kosovës, në çdo aksion e pandërprerë në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe në mbrojtje të Republikës sonë”, ka shkruar në profilin e tij, Ilmi Mustafa nga Gjilani, afarist i suksesshëm në Gjermani.

Mustafa që është edhe anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan ka thënë se vendimi për dhënien e shtesave për rrezikshmëri, për sigurimet shëndetësore dhe jetësore për Policinë e Kosovës, duhet të ndodh menjëherë dhe pa menduar fare.

EkoHigjiena

“Ata duan paga të dinjitetshme dhe kushte të mira për punë. Nuk mjafton veç mburrja për ta, duhet mbështetje në secilën pikëpamje. Ju lumtë djem e vajza të uniformuar të Kosovës!”, ka shtuar Mustafa.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.