DYLON

FSK pranon donacion me kamionë funksional nga Gjermania

FSK pranon donacion me kamionë funksional nga Gjermania
Avatar photo Redaksia

Sot në ambientet e kazermës së FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt prania e dorëzim – pranimit të donacionit të pesë (5) automjeteve (kamionëve shumë funksional) nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Të pranishëm në Ceremoni ishin ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jadshari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovës zoti Jorn Rohde.

EkoHigjiena

Për këtë aktivitet në fjalën e tij ministri Maqedonci theksoi: “Është kënaqësi dhe nder i veçantë që sot të pranoj donacionin e radhës të Republikës Federale të Gjermanisë, kamionë ushtarak të kompanisë Rheinmetall MAN, në vlerë prej 2.7 milionë euro, që do të ndikoj në ngritjen e kapacitetit logjistik dhe operacional të Forcës së Sigurisë së Kosovës”. Më tej Ministri Maedonci theksoi se “Mbështetja me automjete ushtarake për FSK-në është vetëm njëra nga fushat ku Gjermania kontribuon ndjeshëm për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë”.

Në përmbyllje të fjalës së tij Ministri paralajmëroi se “Së shpejti do të nënshkruajmë Marrëveshjen e Mirëkuptimit ndërmjet dy shteteve, dhe Gjermania do të emëroj Atashe Rezident në Kosovë, me synim avancimin e ushtrisë në nivelin e standardeve të NATO-s, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë”.

Ndërsa në fjalën e tij ambasadori i Gjermanisë Rohde theksoi: “Dua të ritheksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë janë të shkëlqyeshme dhe kemi një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, posaçërisht në fushën e sigurisë. Së shpejti ne do të nënshkruajmë një MoU (Memorandum të Mirëkuptimit) dhe përmes Zv Atasheut ushtarak të Gjermanisë do të kemi përfaqësim të përhershëm në Kosovë.

Më tej ai konkretizoi se: “Qëllimi i këtij donacioni është të mbështesë kapacitetet fillestare të Kompanisë së Transportit të Rexhimentit të Logjistikës”.

Në muajin mars të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes ka blerë nga buxheti i vet 10 kamion të markës ‘Rheinmetall MAN’, të njëjtë me këta që u dhuruan sot nga Republika Federale e Gjermanisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.