Sot në të gjitha komunat mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Qendrat e votimit u hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Sipas listës përfundimtare të votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote është: 1 milion e 794 mijë e 862 votues, të cilët janë të shpërndarë në 888 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.
KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është 29 mijë e 200 vëzhgues.
Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar: 18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues. /2LONLINE.com/