DYLON

Kryesuesi Radoniqi pret në takim eurodeputeten dhe shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga BE, Loiseau

Kryesuesi Radoniqi pret në takim eurodeputeten dhe shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga BE, Loiseau
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarët Sami Kurteshi, Arianit Elshani, Sami Hamiti, Ibrahim Selmonaj, Alban Krasniqi, Ćemailj Kurtisi dhe Fazli Stollaj, pritën në takim Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian dhe njëkohësisht shefe e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian.

Në qendër të diskutimeve gjatë këtij takimi ishin përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Fillimisht, Radoniqi shprehu rëndësinë e madhe që ka për KQZ-në vëzhgimi i zgjedhjeve, pasi në këtë mënyrë do të rritet besueshmëria në procesin zgjedhor dhe se gjetjet e vëzhguesve do të merren seriozisht nga KQZ, ashtu si në të kaluarën.

Kryesuesi Radoniqi informoi vëzhguesit nga BE lidhur me përgatitjet që aktualisht është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, siç është zhvillimi i votimit përmes postës për votuesit jashtë vendit dhe trajnimi i trupave zgjedhore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.