Persona të paidentifikuar në mbrëmje kanë dëmtuar me grafite lapidarin e dëshmorit UÇPMB-së, Fatmir Ibishi, dhe nga aty kanë larguar flamurin kombëtar shqiptar, për të vendosur një flamur serb.
E këtë Këshilli Kombëtar Shqiptar e ka quajtur provokim të rëndë dhe të papranueshëm.
Ky është reagimi i plotë:
PROVOKIMI I PAPRANUESHËM, KKSH FTONË PËR QETËSI DHE GJAKFTOHTËSI
Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatën dhe shqetësimin lidhur me me aktet qyqare të provokimit dhe tensionimit të situatës në Luginën e Preshevës.
Persona të paidentifikuar në mbrëmje kanë dëmtuar me grafit lapidarin e dëshmorit UÇPMB-së, Fatmir Ibishi, dhe në vend të flamurit kombëtar shqiptar është vendosur flamuri i Serbisë në hyrje të fshatit Konçul të Komunës së Bujanocit.
Janë të pa pranueshme nxitjen e situatës së pasigurisë, përçmimit e nënshtrimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Reagimet e kreut shtetëror me rastin e Kullës në Tërnoc dhe rasti i sotshëm në Konçul janë vetëm tregues të klimës dominuese në Serbi kundër shqiptarëve të Luginës në veçanti.
Si produkt i sistemit aktual në Serbi dhe pasojë e diskursit në rritje ksenofob kundër pakicave nga politikanët, mediat dhe ministra me ndikim publik në Serbi, asesi nuk mund të trajtohen të reduktuara si shprehje individuale.
Ndryshe nuk mund të presim reagime të institucioneve shtetërore, të cilat krenohen me fyerjet publike ndaj pakicave kombëtare dhe që ushqen vazhdimisht diskurs ksenofob e shqiptarofob.
Këshilli Kombëtar Shqiptar fton të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës të ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë.