DYLON

Zëvendëskryeministri Bislimi takohet me Unionin e Afaristëve Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Zëvendëskryeministri Bislimi takohet me Unionin e Afaristëve Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në një takim Unionin e Afaristëve Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të kryesuar nga Xhelal Memeti, Fatgzim Latifi, Muhamed Ramadani dhe Shefki Jonuzi. Zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej në këtë takim nga zëvendësministri i MBPZhR, z. Imri Demelezi.

Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përveç diskriminimit sistematik vuan edhe nga margjinalizimi ekonomik nga institucionet shtetërore serbe. Injorimi dhe mos implementimi i marrëveshjeve me përfaqësuesit politik dhe institucional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka sjellë mungesë të theksuar të vëmendjes për këtë zonë.

EkoHigjiena

Në takim u diskutua edhe mbi situatën e bujqve dhe fermerëve. Qeveria ka adresuar çështjet që lidhen me bujqësinë të Luginës së Preshevës e cila mbetet një nga burimet e qytetarëve të këtyre komunave, si mundësi e identifikuar për mbështetje.

Në këtë drejtim është e rëndësishme të krijohet harta bujqësore e Luginës së Preshevës, e të hartohen programet e trajnimit të bujqve dhe blegtorëve si dhe programet e mbështetjes financiare.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të adresuar këto çështje dhe mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.