DYLON

Kamenica ka pranuar dy karrige stomatologjike me të gjitha pajisjet e nevojshme përcjellëse

Kamenica ka pranuar dy karrige stomatologjike me të gjitha pajisjet e nevojshme përcjellëse
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës ka pranuar dy karrige stomatologjike me të gjitha pajisjet e nevojshme përcjellëse nga Ministria e Shëndetësisë.

Kryetari i Komunës së Kamenicës,  Qëndron Kastrati, ka thënë se si qeverisje janë pëkushtuar për përmirësimin e shërbimeve mjekësore.

EkoHigjiena

“Sot arritën dy karriget stomatologjike me të gjitha pajisjet e nevojshme përcjellëse, në objektin e renovuar të Stomatologjisë. Që nga fillimi i qeverisjes, jemi angazhuar maksimalisht për përmirësimin e shërbimeve mjekësore dhe kujdesin ndaj pacientëve në secilën formë. Nga komuna, përmes organizatave të ndryshme e qeveria”, është shprehur ai.

I pari i komunës ka falënderuar drejtoreshën e Shëndetësisë Suna Zajmi-Krasniqi dhe drejtorin e QKMF-së Besim Beqiraj për punën dhe angazhimin.

“Ditëve në vijim do të bëhet montimi i tyre nga njerëzit kompetentë për këtë punë, dhe pastan do jetë në shërbim të qytetarëve. Falënderoj drejtoreshën e Shëndetësisë Suna Zaimi-Krasniqi dhe drejtorin e QKMF-së Besim Beqiraj, për gjithë punën dhe angazhimin”, ka thënë ai.

Ndërsa drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, tha se përmirësimi i kushteve për pacientë është qëllimi kryesor.

“Pajisjet e tilla ndihmojnë shumë në përmirësimin e kushteve për pacientëve, andaj jemi duke u angazhuar që të sjellim më shumë pajisje të tilla”, tha ajo.

Edhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Besim Beqiraj, tha se këto pajisje lehtësojnë punën e stafit mjekësor.

“Shumë shpejt do të bëhet montimi i këtyre karrigeve në mënyrë që pacientët t’i përdorin. Me pajisje të tilla lehtësohet edhe puna e stafit mjekësor”, tha ai. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.