DYLON

Gagica: Kujtuam e nderuam heroin e kombit, Nezir Shurdhani

Gagica: Kujtuam e nderuam heroin e kombit, Nezir Shurdhani
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan, ka bërë me dije se sot, në 25-vjetorin e rënies, kujtuan e nderuan heroin e kombit, Nezir Shurdhani, duke bërë homazhe tek vendi i rënies dhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

“Armiku nga mllefi për humbjen e madhe që kishte pësuar nga UÇK-ja, në ikje e sipër nuk kishte zgjedhur metoda për tu hakmarrë. Neziri ishte vrarë pasi çlirimtarët tanë kishin çliruar Gjilanin dhe Kosovën”, ka thënë Gagica.

EkoHigjiena

Ai shtoi se liria nuk ndodh natyrshëm, ajo vjen si rezultat i përpjekjeve shekullore dhe i sakrificës së shumë vajzave e djemve tanë të cilët kishin vendosur çlirimin e atdheut para jetës së tyre.

“Lavdi jetës dhe veprës së Nezirit. Lavdi gjithë të rënëve në secilën etapë të historisë sonë”, ka thënë Gagica i AAK-së, në homazhe për të nderuar dëshmorin Nezir Shurdhani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.