DYLON

Me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Serbia shkelë parimet e Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut

Me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Serbia shkelë parimet e Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut
Avatar photo Redaksia

Pasivizimi selektiv i adresave nga vendbanimi dhe vendqëndrimi në Preshevë,Bujanoc e Medvegje që po përdoret vetëm ndaj shqiptarëve, shkelë parimet e Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut!

Isuf B.Bajrami

EkoHigjiena

Jo rastësishtë Eleanor Ruzvelt thotë: “Struktura e paqës në botë nuk mund të jetë detyrë e vetëm një personi, ose një partie, ose një kombi. Duhet të jetë një paqe që mbështetet në përpjekjet e përbashkëta të mbarë botës.”

Serbia me Pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Preshevë,Bujanoc e Medvegje shkelë parimet e Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara,më 10 Dhjetor,1948,në Paris!

Neni 15. Gjithkush ka të drejtën e një shtetësie  Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij si dhe as nga e drejta që të ndërrojë shtetësinë.”

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është një praktikë diskriminuese e institucioneve shtetërore të Serbisë,e cila shkel kushtetutën dhe ligjet vendore dhe ndërkombëtare!

Shqiptarëve kur ju “pasivizohet”shtetësia,e humb vendbanimin (adresën) në Republikës së Serbisë! E humb të drejtat civile! E humb të drejtën ta përditësojë letërnjoftimin ose pasaportën! E humb të drejtën e patent shoferit! E humb të drejtën ta regjistrojë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme! E humb të drejtën të ketë qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale! E humb të drejtën të blejë ose të shes pronë! E humb të drejtën të jetë i votuar apo të votojë!

Qeveria e Serbis qëllimisht, po vazhdon me praktika diskriminuese në raport me shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjes! Kjo po ndodh në prani edhe të strukturave ndërkombëtare,të cilët jan prezent në Serbi! Sidomos ata të OSBE-së dhe trupi diplomatik në Beograd!

Serbia pasivizoi adresat e mbi 4000 kryefamiljarëve shqiptarë që jetojnë në Preshevë, Bujanoc e Medvegje! Nga ky veprim institucional shterërorë i Serbisë,qytetarët shqiptar i vuajnë pasojat e pasivizimit të adresave! U mohohen të drejtat themelore të njeriut,nga e drejta për letërnjoftim,të drejtat ekonomike,sociale,si dhe e drejta për të votuar!

Pasivizimit të adresave të shqiptarëve është si mekanizëm i qëllimshëm, për të forcuar dominimin e partisë së Vuçiqit dhe qëllimin për ta ndryshuar strukturën etnike në Preshevë, Bujanoc e Medvegje dhe partneret e saj në jug të Serbisë! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.