DYLON

Reagon edhe deputeti Kamberi: Gjykoj ashpër provokimin e paprecedent të dëmtimit të përmendores së dëshmorit Fatmir Ibishi

Reagon edhe deputeti Kamberi: Gjykoj ashpër provokimin e paprecedent të dëmtimit të përmendores së dëshmorit Fatmir Ibishi
Avatar photo Redaksia

​​​​​​​Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas dëmtimit të përmendores së dëshmorit Fatmir Ibishi në Konçul të Bujanocit, heqjen e flamurit shqiptar dhe vendosjes së flamurit serb në të.

“Gjykoj ashpër provokimin e paprecedent të dëmtimit të përmendores së dëshmorit Fatmir Ibishi dhe vendosjen e flamurit serb mbi të”, ka shkruar Kamberi në profilin e tij në Facebook.

EkoHigjiena

Ja reagimi I plotë:

Gjykoj ashpër provokimin e paprecedent të dëmtimit të përmendores së dëshmorit Fatmir Ibishi dhe vendosjen e flamurit serb mbi të.

Ky akt rrezikon paqën dhe stabilitetin, provokon banorët shqiptarë të fshatit Konçul dhe Komunës së Bujanocit dhe nxitë situata të padëshirueshme për të gjithë.

Është krejtësisht i pakuptimt dhe i papranueshëm qëllimi që të tensionohet situata dhe të nxiten incidente me provokime të këtij lloji.

Ftoj organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti dhe parandalimin e provokimeve të tjera eventuale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.