Sot është promovuar libri “Toponomia e Moravës së Poshtme”, nga autori Shaban Berisha, libër ky që trajton emrat e vendeve të Komunës së Kamenicës dhe më gjerë.
Profesori Sylejman Morina tha se ky libër mund të shërbej si një bazë e mirë, për ata që do të merren në të ardhmen me këtë fushë të dijes.
“Berisha nuk imponon, por ofron zgjidhje të re, e në fakt riafirmon formën burimore të emërvendeve”, tha ai.
Autori Shaban Berisha pasi falënderoi folësit për vlerësimin e veprës së tij, tha se nuk ka çfarë të shtoj më shumë se sa çfarë ka thënë në vepër.
Ai poashtu potencoi se kjo është një punë 10 vjeçare e tij dhe se e mira e kësaj kohëzgjatje ka qenë se ka pasur mundësi të përmirësoj mendimin e tij të mëhershëm të dokumenteve të shkruara.