DYLON

Ndizen dritat në Sheshin “Metush Krasniqi”, do të ketë koncerte në kuadër të Kamenica Winter Fest

Ndizen dritat në Sheshin “Metush Krasniqi”, do të ketë koncerte në kuadër të Kamenica Winter Fest
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj në praninë e shumë qytetarëve, ka bërë ndezjen e dritave të vitit të ri.

Me këtë rast ai ka shpërdarë edhe dhurata për fëmijët që kanë qenë të pranishëm.

EkoHigjiena

Ndezja e dritave shënon edhe fillimin e Kamenica Winter Fest.

Në kuadër të kësaj hyjnë aktivitete të ndryshme, e në mesin e tyre edhe dy koncerte në sheshin e qytetit.

Me datën 28.12.2024 në Sheshin “Metush Krasniqi” në Kamenicë do të performojë këngëtari i njohur i shumë hiteve Sinan Vllasaliu. Ky koncert do të mbahet me fillim nga ora 21:00 dhe do të jetë pa pagesë.

Kurse me datën 29.12.2024 në Sheshin “Metush Krasniqi” në Kamenicë do të performojë këngëtari i njohur Butrint Rashiti. Ky koncert do të mbahet me fillim nga ora 21:00 dhe do të jetë pa pagesë. /2LONLINE/