DYLON

Drejtuesit e Vetëvendosjes presin në takim kryetaren e Kuvendit Komunal të Glattbrug të Zurich-ut

Drejtuesit e Vetëvendosjes presin në takim kryetaren e Kuvendit Komunal të Glattbrug të Zurich-ut
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan, Nevzad Isufi, bashkë me asamblistët komunal ka pritur në selinë e këtij subjekti politik, në një takim miqësor, Qëndresa Sadriu, Kryetare e Kuvendit Komunal të Glattbrug të Zurich.

Qëndresa Sadriu është 24 vjeçare, anëtare e partisë socialdemokrate SP. Pas Zgjedhjeve të fundit komunale ajo fitoi një ulëse në Kuvendin Komunal të Glattbrug e më pas u zgjodh Kryetare e Kuvendit. Në ndërkohë ajo mban edhe pozitën e deputetes kantonale të Zurich.

Takimi u fokusua më shumë mbi funksionimin e Kuvendit komunal, shkëmbimin e përvojave dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen si dhe një varg çështjesh me rëndësi reciproke.

EkoHigjiena

“Ndërsa në fund u pajtuam se duhet një gjeneratë e re në qeverisjen e vendit dhe një mentalitet tërësisht i ri i politikëbërjes, në mënyrë që komuna e Gjilanit dhe Kosova të ecin drejt zhvillimit ekonomik e në fokus të veçantë punësimin e të rinjve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra për informim e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.