DYLON

Rahimaj: Përfundon projekti i këndeve të lojërave për fëmijë

Rahimaj: Përfundon projekti i këndeve të lojërave për fëmijë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se ka përfunduar edhe projekti për këndet e lojërave për fëmijë.

“Tashmë më të dashurit tanë do të kenë hapësirat e tyre rekreative në gjithsej 10 lokacione.”-ka thënë Kryetari Rahimaj.

EkoHigjiena

Ai ka shtuar se këto kënde janë vendosur duke filluar nga parku i qytetit, tek parku i çerdhes, në lagjen “Malësia”, Kopërnicë, Koretin, Topanicë, Karaçevë e Epërme e Muçiverc.

Kryetari Rahimaj ka njoftuar se ky investim kap vlerën e 80,000 eurosh si dhe do të vazhdohet me punë të tjera të mira në të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.