Imazhi dhe praktika, sikur edhe vërejtjete mia të mëhershme mbi ditarët si gjini letrare e pa interes, bie ndesh me librin e autores BasrieSakiri me vet të dhënat se lexuesi shkrihet në brendinë e bujshme që përcillet nga faqja në faqe. Libri “Gjurmë të pashlyeshme” është frymë e re dhe qëndron larg flegmë së ditarëve të kohës partizane e pra, të brumit hoxhist e titist që i imponoheshin moshave shkollore e më shumë e që krijuan irë tek lexuesi.
Nga Reis Mirdita
Më në fund, janë të rrallë ditarët (dhe autobiografitë) që ngjallin interes të veçantë me përjashtim të studiuesve të caktuar mbi aktorë të caktuar të lëmive të ndryshme.
GJURMË TË PASHLYESHME zanafillën e vet e ka nga maji i vitit 1990 / mars 1992. Dy vite por që sipas fjalëve të Basries, gjer te botimi kaluan më se dy dekada.
Libri fillon me hyrjen tradicionale të parathënies të cilën për këtë rast, ka përgatitur Dr. Sabri Kiçmari, ku në mes tjerash me ra në sy konstatimi: « Është ditar i dyfishtë, » e unë do të shtoja se ky libër ka pamjen e memorieve të hedhura në ditar. Vet autorja e cekë në fillim (f.8) me sqarimin se dorëshkrimi i është djegur nga shokët e idealit për shkaqe sigurie.
Basrie Sakiri-Murati
GJURMË TË PASHLYESHME
Veprimtaria ime brenda ngjarjeve të bujshme në fundvitet ’80-ta
Ditar (Memoare)
Shtëpia Botuese
Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës
Prishtinë
2016
Redaktor : DrGyrnerMurati
Lektor : Prof. Islam Gegaj
Recensent : Dr. Sabri Kiçmari
Kopertina : Pranvera & Jeta Sopa / Basrie Sakiri Murati
Narracioni
Në një paragraf (f.16), u ndala enkas te një dukuri e rrallë narracioni me shkrim, ku përdorimi i shpeshtë i ndihmëtareve kam dhe jam përbëjnë një shembull jashtëzakonisht të bukur që ndërlidh të familjarizmat dukekyçur në të,të shprehurit artistik me një dozë melankolie për atdheun dhe të afërmit. Do të cekë këtu se ndihmëtaret nuk bëjnë referencë unin (egon) por janë vlera që flasin mbi peripecitë e shokëve të autores. Ky stil, bënë të ndihemi sikur dëgjojmë të na flet mbi vuajtjet e jetës, nëna apo një motër.
Në vazhdim, hasim në një fenomen të rrallë psikologjik të cilin nuk e gjemë në letërsi e as në literaturë. Raportet shpirtërore dhe ato fizike që gërshetohenjanë të pasqyruara nëpërmjet një trekëndëshi, qoftë kur flitet për reflekset e lindura qoftë për ato të fituara. Do ta quaj këtë, reagim cerebral që lidh aktin dhe reagimin, duke kaluar nëpër tru si refleks cerebral sepse del nga suazat e njohura : befasi – reaksion.
Libri ka tipare te një fisnikërie që tejkalon vuajtjet dhe lotët. Në thelbin e rreziqeve ndjejmë në zemrën e Basries buzëqeshjen ndaj lirisë dhe jetës. Pas lotëve, lexuesi i bashkëngjitet buzëqeshjes.
Karakteristika tjetër që shtinë lexuesin të bëhet pjesë e ditarit, është përshtypja se vet autorja, qëndron në plan të dytë; më shumë duken, do të thoshim, të tjerët se vet ajo, gjë që nuk haset në ditarë dhe autobiografi. Ky fenomen vjen nga dashuria dhe qëllimi sublim drejt arritjes së lirisë që zënë vendin kyç. Kryepersonazh, nëse mund të shprehem kështu, është qëllimi dhe pastaj sakrificat e “shokëve të idealit”.
Autorja aktivitetin e vet, rreziqet, vuajtjet dhe tërë rrugëtimin nëpër këtë ditar, rri disi në prapavijë dhe me këtë, zbulon karakterin dhe edukatën madhështore që ka dhe kështu, i jep një qasje të re ditarit në letërsi. Në faqen 161 (Alarmimi para se të agonte), kemi shembullin më eksplicit për të kuptuar se si me bujarinë dhe me mençurinë e shprehjes,
Basria vendon në plan të parë njerëzit që i takon ndoshta të vetmen herë gjatë kohëzgjatjes së hedhur në ditar. A ka nevojë të them se vendi kryesor në këtë mëngjes të 15 qershorit 1989, i takon pa mëdyshje, zonjës që u “solli bukë për të ngrënë.” Ky epifenomen haset shpesh (Ajshja, në ft. 108, 109; gjyshja e Fexhës dhe Ganja 6 vjeçare: ft.130, 131) dhe ia shton vlerën artistike ditarit e sidomos, shpalon madhështinë e personalitetit të autores.
Në këtë kontekst do të ndërlidhem me f. 175, ku hasim në Sahitin (Shaban Muja), gjithashtu aktivist i njohur, i cili e merr të tërë vëmendjen e lexuesit duke u dhënë forcë morale gjatë kalimit të kufirit drejtë Austrisë. Humorist dhe fjalë zemërdhënës, ai drejtohet Basries: “Shype, kujdes mos u zverdh në fytyrë, se na merr në qafë!” Kam bindjen se vetëm fjala “Shype” e thënë në një variant ekstra karakteristik, ngjall buzëqeshje dhe jep forcë. Autorja ka meritat më të mëdha për krijimin e një perceptimi mbi Sahitin (ShM), i cili rri në kujtesë si emblemë meritore e luftëtarit për liri.
Në këtë kontekst të bujarisë dhe gjuhës fisnike të ditarit, do të ndërlidh karakteristikën që i ndjek veprat e kësaj gjinie nga luftërat e të gjitha parametrave shoqërore e që nuk e gjejmë këtu. Bëhet fjalë për anatemën si prizëm fyese për kundërshtarët e çdo soji: fetar, kombëtar, ideo-politik e shoqëror… Këtu, asgjë nga kjo. Me këtë, autorja shpalos dinjitetin e vet të lartë dhe del në mbrojtje të njeriut, njeri. Robëruesit i lë të pavlerë, gjithë duke venduar në plan luftën për ideal. Është kjo luftë që e poshtëron armikun; vet ideali i lirisë në zëmrën e një populli, ia shlyen në themel çdo lloj pretendimi mirësie. Ai as mund të jetë i drejtë, as human as i mirë… Është pushtues!
Basria është fytyrë bardhë dhe shumë e drejtë, pa paragjykime të errëta, arrin kulmin e humanizmit dhe besimin në njeriun njeri, e jo në racë, ngjyrë apo ngjyrime.
E lash ta them, dy paragrafë para përfundimit, një konstatim të rëndësishëm dhe pse jo, të pathyeshëm. Ndoshta kështu më mirë do ta ruajmë në memorien dhe zemrën tonë. Në një mbrëmje letrare ku edhe gjeta motivimin më të mirë për të thënë fjalën time mbi këtë libër, vërejta se autorja ka hedhur në letër këtë ditarë, si mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që në një mënyrë a tjetër, qenë protagonistë të luftës drejt idealit LIRI. Me meritë të saj, unë dhe të gjithë lexuesit, u njohëm me shokët e idealit, siç i pagëzon me të drejtë e me simpati vet Basria…
Libri, para se të përmbyllet me një poezi prekëse të motrës së autores Znj. MihaneMurati që është një anagram i “BASRIE MURATI, UJIT LULET E MALIT”, përmban pasthënie nga dy autorë eminentë, Islam Gegaj, LebitMurtishidhe disa foto-dokumente.
Të shpresojmë akoma se një premtim përkëdhelës për lexuesit, do të plotësohet në një të ardhme të afërt:“Vazhdon në pjesën e katërt…”, ka shkrua Basria! Na të themi: -Mirë u takofshim e nderuar!