Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, është ndaluar ne vendkalimin kufitar Depcë duke u kthyer nga Kosova.
“Pa dhënë asnjë shpjegim dhe asnjë arsyetim kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare u detyrua që rreth 1 orë të qëndroj në këtë vendkalim, që është nje rast i pa preceden dhe i paparë deri më tani nga Qeveria e Serbisë ndaj Liderëve politik shqiptar në Luginë të Preshevës “, u tha në konferencën për media të PDSH-së.
Partia Demokratike Shqiptare reagon fuqishëm dhe e dënon ashpër të akt të ndërmarrë dhe të urdhëruar nga qeveria e Serbisë, në të njëjtën kohë kërkon shpjegim nga MPB e Serbise lidhur me arsyen e kësaj ndalese si dhe fton OSBE-në dhe organizmat tjerë ndërkombëtar që të merret me këtë rast flagrant.
“Jemi dëshmitar që pas organizimit të seancës së Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës të mbajtur më 14 korrik 2018 në Bujanoc e të inicuar nga Partia Demokratike Shqiptare, që pasoi me miratimin e Deklaratës Politike, të cilës i dhanë mbështetje të gjitha institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë , si dhe i tërë faktori politik Shqiptar, Lugina e Preshevës ka tërhequr edhe vëmendjen ndërkombëtare”, theksoi Ilir Sadriu nga PDSH.
Sipas Sadriut me akte të tilla të ndalesave dhe me zhvillimet e fundit gjatë ditës së sotme në Bruksel, dëshmon qartë se institucionet qeveritare serbe janë duke vazhduar me qasje të njejtë të mbrapshtë ndaj Shqiptarëve në përgjithësi dhe me maltretime të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës në veçanti.
Lugina e Preshëvës po dëshmohet për të saten herë që kërkon zgjidhje , dhe zgjidhja e vetme është bashkangjitja e saj me trungun e vet Republikën e Kosovës.
BURIMI: Titulli.com