DYLON

Komuna e Gjilanit dhe Policia e Kosovës të vendosur në ruajtjen e sigurisë për qytetarët

Komuna e Gjilanit dhe Policia e Kosovës të vendosur në ruajtjen e sigurisë për qytetarët
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës për regjionin e Gjilanit, Ragim Ajeti, me të cilin kanë biseduar për gjendjen e sigurisë në këtë regjion, për angazhimin e përbashkët në shërbim të qytetarëve në përgjithësi pa dallime etnike e fetare.

Kryetari Haziri, ka thënë se Policia e Kosovës në regjionin e Gjilanit është bashkëpunuese e vazhdueshme dhe gjithnjë e gatshme për të vepruar conform detyrës që ka me ligjin e Republikës së Kosovës.

Ai ka falënderuar për angazhimin dhe punën e madhe që bëhet në koordinim të përbashkët për aktivitete të ndryshme në garantimin e sigurisë dhe vetëdijesimin e qytetarëve.

EkoHigjiena

Kurse, nga ana e tij Ragip Ajeti, kryetar i sindikatës, ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka me policinë në përgjithësi, nga të gjitha departamentet, por edhe për mbështetjen e madhe që ka dhënë për sigurinë e qëndrueshme publike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.