DYLON

Katër shkolla nga Bujanoci e Presheva binjakëzohen me katër shkolla nga qyteti i Bursës në Turqi

Katër shkolla nga Bujanoci e Presheva binjakëzohen me katër shkolla nga qyteti i Bursës në Turqi
Avatar photo Redaksia

Përfaqësues nga 4 shkolla fillore dhe të mesme nga Bujanoci e Presheva binjakëzohen me katër shkolla nga qyteti i Bursës në Turqi, transmeton Titulli.com.

“U nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc dhe shkollës së mesme Osmangazi Şükrü Şankaya, i nënshkruar nga drejtoresha e shkollës Şükrü Şenkaya Yeşim Ömeroğlu Ünlü. Shkolla jonë u përfaqësua nga ish drejtori i shkollës z.Zejni Fejzullahu”, thuhet në njoftimin e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

EkoHigjiena

Sipas këtij njoftimi katër shkolla nga Lugina e Preshevës binjakëzohen me katër shkolla nga qyteti i Bursës në Turqi, si dhe përfaqësuesit e pushteteve lokale në Bujanoc dhe Preshevë.

Projekti i tillë ka filluar gjatë vitit shkollor 2021/22, me iniciativë të drejtorit të shkollës së mesme në Bujanoc dhe Recep Gündüz, kordinatori i qendrës kulturore të Kosovës në Bursa.

“Qëllimi i bashkëpunimit është vizita reciproke e nxënësve dhe personelit arsimor të të dy shkollave si dhe ngritjen e cilësisë së procesit edukativo-arsimor”, thuhet në njoftim të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.