DYLON

Për IDENTITET dhe DINJITET

Për IDENTITET dhe DINJITET
Avatar photo Redaksia

Nga: Refik Hasani

Dje, shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Preshevë , “PËR IDENTITET dhe DINJITET”.

EkoHigjiena

Kujtojm se më datën 12 gusht të këtij viti shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Bujanoc, “PËR IDENTITET dhe DINJITET”.

Lufta për IDENTITET e DINJITET, përballë padrejtësive e diskriminimit është përgjegjësi e përbashkët dhe e domosdoshme për të tashmen e të ardhmen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Këto dy marshe protestuese ishin për barazi dhe drejtësi! Kundër diskriminimit, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime.

Këto dy marshe protestuese ishin kundër diskriminimit, përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit,shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Këto dy, marshe protestuese ishin për të dëshmuar se problemet e kësaj Krahine shqiptare nuk mund të shtyhen pafundësisht!?.

Këto dy marshe protestuese, ishin për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.