Beteja e Marecit tani e 18 vjet më parë kur filloi ajo i përket historisë, ngjarjeve që rikthyen dinjitetin e nëpërkëmbur me dekada ku u luftua për jetën dhe lirinë e Kosovës.
Nuk ka më të shenjët, më sublime se sa të vdesësh për atdhe.
Pas luftës heroike të ushtarëve të UÇK-së, në betejën e Marecit, prej 18 prillit deri më 22 prill, ishte plagosur rëndë Muharrem Ibrahimi, epror i lartë ushtarak, duke dal prej shtabit për në spitalin e improvizuar te lagjja e Bullajve, me plagë të rënda vdekjeprurëse, thërret: “Pika nuk guxon të bjerë…!”.
E kjo tregon për moralin e lartë dhe vendosmërinë e luftëtarëve të UÇK-së, ku edhe në momentet kur po luftohej për jetë a vdekje, ata reflektonin natyrshëm mbrojtjen e pakompromis të çdo pëllëmbe të tokës shqiptare.
/Izmi Zeka/