DYLON

Isufi: Ndezëm dritat e tri shkronjave të arta, UÇK, të cilat nga sonte do ta ndriçojnë kompleksin e varrezave të dëshmorëve

Isufi: Ndezëm dritat e tri shkronjave të arta, UÇK, të cilat nga sonte do ta ndriçojnë kompleksin e varrezave të dëshmorëve
Avatar photo Redaksia

“Në 25-vjetorin e Betejës, ndezëm dritat e tri shkronjave të arta, UÇK, të cilat nga sonte do ta ndriçojnë kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan”, ka thënë Ahmet Isufi, ish komandant i Zonës Operative të Karadakut, të UÇK-së, i cili mori pjesë në aktivitetet e sotme në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të Epopesë së Zhegocit, përfshirë edhe në përurimin e monumentit “Porta e Heronjve – UÇK”, në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, transmeton Portali 2LONLINE.

Një çerekshekulli nga Beteja e Zhegocit, ngjarje kjo e cila bëri kthesën e madhe historike.

EkoHigjiena

“Në këtë përvjetor jubilar, me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë e qytetarë, bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, tek lapidari në Zhegoc, gjithandej pranë pllakave përkujtimore në vendin e rënies të dëshmorëve në malësinë e Zhegocit”, ka thënë isufi.

Ai bëri të ditur se në Kishnapole morën pjesë në ditën e shkollës, në të cilën edukoi breza pedagogu dhe luftëtari i orëve të para të lirisë, dëshmori i kombit, Nijazi Osmani. Ndërsa në Teatrin e Qytetit në Gjilan, u mbajt Akademia Përkujtimore për të kujtuar rëndësinë historike të Betejës së Zhegocit.

“Në 25-vjetorin e Betejës, ndezëm dritat e tri shkronjave të arta, UÇK, të cilat nga sonte do ta ndriçojnë kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan. Në mbrëmje vonë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Gjilan, ndau mirënjohje për disa luftëtarë në shenj nderimi e mirënjohje për kontributin e tyre për lirinë e Kosovë”, ka thënë tutje, ish komandanti i ZOK-ut, të UÇK-së, Ahmet Isufi.

Ai theksoi se në çdo përvjetor historik, përveç përkujtimeve e nderimeve, duhet të bëhen vepra që rrisin vlerën e historisë sonë dhe duhet respektuar e ndarë mirënjohje për ata që kontribuuan për ditët e lirisë.

“Lavdi dëshmorëve të rënë në Betejën e Zhegocit. Mirënjohës përjetë, gjithë atyre që u angazhuan në periudha të ndryshme të historisë për çlirimin e Atdheut”, ka thënë Isufi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.